Leonardo kthehet te PSG, asnjë fjalë për Milanin! Presidenti Al-Khelaifi premton investime

  • 14 June 2019 - 19:55
Leonardo kthehet te PSG, asnjë fjalë për Milanin! Presidenti Al-Khelaifi premton investime

Leonardo kthehet në shtëpi! Ish-drejtuesi i Milanit do të jetë drejtori i ri sportiv i Paris Saint-Germain. Lajmërimi ka ardhur direkt nga kampionët e Francës në kanalin zyrtar. Braziliani merr vendin e Antero Henrique, me të cilin po sot erdhi edhe prishja e kontratës me konsensus.

"Jam vërtet i lumtur që kthehem në Paris edhe njëherë", tha Leonardo teksa firmoste. "Ky klub ka qenë i rëndësishëm për karrierën time si futbollist dhe në jetë. Kam pasur momente emocionues si futbollist në fund të viteve '90 por edhe si drejtor sportiv përkrah presidentit tonë Nasser Al-Khelaifi, kur u riktheva në vitin 2011. Sot kthehem në Paris i mbushur me energji dhe me respekt të këtij klubi". 

Fjalën e ka marrë edhe presidenti Al-Khelaifi. "Eshtë bukur të shohësh Leonardon të kthehet në Paris. Ka një vend në historinë e klubit tonë si futbollist dhe drejtor sportiv: Parisi është familja e tij dhe ka mbetur e tillë. i uroj mirëseardhjen dhe do të sjellë një cikël të ri ambicjoz, por sidomos më shumë lumturi në "Parc des Princes".

(Kosova Sot Online)