Formacioni më i shtrenjtë në botë nga CIES nuk e përfshinë për herë të parë Messin e Ronaldon

  • 14 June 2019 - 21:06
Formacioni më i shtrenjtë në botë nga CIES nuk e përfshinë për herë të parë Messin e Ronaldon

Algoritmet dhe analizat e vlerave të lojtarëve, që bën të ditur nga CIES, shpesh nxjerrin përfundime interesante sa i përket vlerave të lojtarëve.    

CIES e ka publikuar një listë të njëqind lojtarëve me vlerën më të lartë të tregut në të gjitha pesë ligat më të mëdha.

Në analizat e fundit janë marrë në konsideratë mosha, kufizimet e kontratës, pozicioni i lojës, minuta e luajtur, golat e shënuara, aktiviteti i ekipit kombëtar dhe rezultatet e ekipit.

Portier

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Alisson Becker është mes të shtyllave.

Instituti i statistikave CIES raporton për Top 20 lojtarët më të vlefshëm në pesë kampionatet kryesore 

Portieri i Jurgen Klopp vlen 107.5 milionë euro. Pas tij vjen portieri gjerman i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, që ka shifër 95.2 milionë euro. 

Mbrojtja

Në mbrojtje, Liverpool dominon. Në të djathtë është Trent Alexander-Arnold , i cili do të kushtojë 130.2 milion euro, ndërsa në të majtë skocezi Andrew Robertson (88.3 milion euro).

Në qendër janë Virgil Van Dijk dhe Aymeric Laporte.

Mesfusha

Të tre në mesfushë janë Bernardo Silva (136.9 milionë euro), Phillipe Coutinho (129.4 milion euro) dhe Paul Pogba (125.1 milionë euro).

Sulmi

Siç u përmend më parë Kylian Mbappé (252 milionë euro), Mohamed Salah (219.6m) dhe Raheem Sterling (207.8m), janë në sulm.

Pas një kohë të gjatë mungojnë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Vlera e formacionit më të mirë

Tre lojtarët kryesorë dhe më të shtrenjtë në listë janë Kylian Mbappé, Mohamed Salah dhe Raheem Sterling.

Të gjithë janë në formacionin më të shtrenjtë që renditet 4-3-3.

Edhe pse mungojnë emra si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, vlera totale e formacionit është 1,614,300,000 euro. 

Image

(Kosova Sot Online)