Dalin formacionet zyrtare të ndeshjes Xhaka vs Rashica

  • 14 June 2019 - 21:24
Dalin formacionet zyrtare të ndeshjes Xhaka vs Rashica

Yjet shqiptare të futbollit do të luajnë të shtunën (15 qershor) një ndeshje miqësore.

Ndonëse deri më tani nuk diheshin formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, tani kjo është zbuluar.

Në ndeshjen që do të luhet nesër me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në dy skuadrat, përveç futbollistë, do të ketë figura tjera publike nga fusha e artit dhe jo vetëm.

Në njërën anë do të jetë ekipi i Granit Xhakës, i përbërë nga MC Kresha, Armend Thaqi, Arben Zhjeqi, Albian Ajeti, Gramos Vokrri, Dukagjin Lipa, Enis Fetahu, Mërgim Mavraj, Muharrem Sahiti, Ragip Xhaka, Fatos Sinani, Adrian Berisha, Dardan Berisha, Abit Salihu, Flamur Voci, Florent Molliqaj, Andi Zekolli dhe Selami Gashi. 

Kurse në anën tjetër, do të jetë ekipi i Milot Rashicës me Visar Bekajn në portë, pastaj me Blerim Rrustemin, Ermir Lenjanin, Milaim Humollin, Armend Dallku, Eroll Salihu, Shefi Kuqi, Ledri Vula, Liridon Leci, Blero, Arlind Ajeti, Xhevdet Llumnica, Driton Krasniqi, Haxhi Krasniqi, Arian Lahu, Florent Murseli, Drin Ymeri, Bekim Krasniqi dhe Jon Krasniqi.

Kjo ndeshje reviale është një prej shumë aktiviteteve me të cilat po shënohet 20-vjetori i çlirimit të Prishtinës. Ndeshjen e organizojnë Komuna e Prishtinës dhe FFK-ja.

Sipas FFK-së, hyrja në tribunat pas portave do të jetë falas, ndërsa bileta për tribunën lindore do të kushtojë 2 euro. Për tribunën perëndimore, bileta kushton 3 euro, ndërsa të hyrat nga biletat do të ndahen për përkrahjen e 10 familjeve në nevojë.

Image

(Kosova Sot Online)