“Menduan se Bale do të bëhet më i mirë se Ronaldo, Reali duhet ta huazojë”

  • 15 June 2019 - 08:11
“Menduan se Bale do të bëhet më i mirë se Ronaldo, Reali duhet ta huazojë”

Calderon është rikthyer të flasë sërish për Gareth Bale.

Gareth Bale u ble me shumë bujë në vitin 2013 dhe shihej si pasardhësi i Cristiano Ronaldos, kur portugezi të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Por, në mungesë të CR7, Bale ka dështuar të lë gjurmë dhe raportohet se Zinedine Zidane nuk llogarit në të për sezonin e ardhshëm.

Situatwn e Bale e ka komentuar edhe ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon. 

“Kur ka ardhur dhe e kemi paguar më  shumë se Cristiano, njerëzit kanë menduar se ishte më i mirë se Ronaldo, por kjo është një gjë shumë e vështirë”, u shpreh Calderon.

“Situata e tij është e komplikuar, Zidane nuk e do në skuadër dhe kjo u pa dhe në fund të sezonit kur e largoi nga formacioni. Është zhgënjyese për një lojtar si ai”, shtoi Calderon për Sky Sports.

“Problemi tjetër është çmimi i transferimit. Reali dëshiron të fitojë shumë para nga shitja tij, por në anën tjetër është problem. Ndoshta zgjidhja më e mirë është huazimi. Lojtari mund të rifitojë besimin dhe Reali mund të përfitojë sepse mund t’i rritet vlera”.

Bale është pjesë e Realit që nga viti 2013. Ai ka bërë 231 paraqitje me Los Blancos në të gjitha garat dhe ka shënuar 102 gola.

(Kosova Sot Online)