Juve dhe Roma mendojnë shkëmbimin Higuain – Manolas

  • 15 June 2019 - 08:27
Juve dhe Roma mendojnë shkëmbimin Higuain – Manolas

Juventus dhe Roma mund të shkëmbejnë futbollistë gjatë afatit kalimtar veror.

Kostas Manolas është dëshira e madhe e Juventusit, me kampionët e Italisë që e duan transferimin e grekut që disa vite.

Në anën tjetër Roma pritet të mbetet pa Edin Dzekon që do të largohet në drejtim të Interit.

Giallorosët janë në kërkim të një sulmuesi dhe Gonzalo Higuain mund t’i zgjidhë problemet e tyre në fazën ofensive. 

‘Gazzetta dello Sport’, ka raportuar se Juventus dhe Roma mund të shkëmbejnë futbollistët Manolas – Higuain.

Manolas ka një klauzolë largimi prej 36 milionë euro, ndërsa njëjtë vlerësohet edhe sulmuesi argjentinas.

Mbetet të shihet nëse kjo ide e dy klubeve do të realizohet gjatë këtij afati kalimtar veror.

(Koosva Sot Online)