Mavraj mbetet në Bundesliga 2, pranë rikthimit te Greuther Furth

  • 15 June 2019 - 08:54
Mavraj mbetet në Bundesliga 2, pranë rikthimit te Greuther Furth

Largimi i Mërgim Mavraj nga Ingolstadt pas rrëzimit të skuadrës bavareze në kategorinë e tretë është vetëm çështje kohe.

Vështirë se mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili në merkaton e dimrit u transferua me shumë bujë te Ingolstadt, do të pranojë të luajë në në ligën e tretë gjermane dhe transferimi në një tjetër skuadër është opsioni i vetëm për 33-vjeçarin kuqezi.

Mavraj pëlqehet shumë nga drejtuesit e Greuther Furth, klubi i Bundesligës së dytë tek i cili mbrojtësi bëri shpërthimin e madh si futbollist. 

Lojtari është në kontakte e me drejtuesit e skuadrës verdhejeshile dhe me shumë gjasa edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e dytë gjermane pasi pritet që të firmosë me Greuther Furth.

(Koosva Sot Online)