Mediat e Nottingham Forest shkruajnë për Muric, e vlerësojnë lart

  • 15 June 2019 - 09:12
Mediat e Nottingham Forest shkruajnë për Muric, e vlerësojnë lart

“Potencial për ta konkurruar Edersoni”, kështu e vlerësojnë mediat e Nottingham portjerin kosovar, Aro Muric.

Ekipi i Premiership është gati të huazoj yllin e Kosovës. Ata duan të sjellin edhe një portier që t’i bëjë konkurrencë, Costel Pantilimon.

Mediumi “Nottinghamshire Live” kanë folur me editorin e “Manchester Evening News”, Thomas Bristow rreth Muric. 

“Ai vlerësohet lart tek City dhe cilësohet si potencial për të konkurruar Edersonin në të ardhmen.”, tha Bristow.

Muric është në vitin e fundit të kontratës, por mediat në Manchester shkruajnë që Guardiola pritet t’i ofrojë kontratë të re pasi u impresionua me paraqitjet e tij në “Carabao Cup”.

Bossi i Nottingham, Martin O’Neill ishte në Bullgari për të përcjellë Muricin në aksion për Kosovën.

Përveç Nottinghamit, të interesuara për shërbimet e kosovarit janë edhe Preston.

(Koosva Sot Online)