Muriqi vendos të ardhmen, Galatasaray paguajnë miliona për të

  • 15 June 2019 - 11:05
Muriqi vendos të ardhmen, Galatasaray paguajnë miliona për të

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, duket se e ka vendosur të ardhmen e tij dhe ajo do të jetë te Galatasaray.

Kampionët e Turqisë kanë fituar garën me Fenerbahçen dhe Toulousen për të rrëmbyer shtatlartin.

Rizespori ka marrë 3 oferta zyrtare me francezët që ofrojnë 2 milion e 250 mijë euro, Fenerin me 2 milion e gjysmë, ndërsa Galatasaray 3 milion euro. Ekipi turk është i bindur për ofertën e kampionëve. Mediet turke raportojnë se sulmuesi ka pranuar të bashkohet me Gallatën me një kontratën për 3 vite me 1.2 milion euro në vit. Shifra të majme për futbollistin shqiptar.

(Kosova Sot Online )