Hazard: “Nëse luajmë si ekip, me pasion – do të fitojmë trofe”

  • 15 June 2019 - 11:36
Hazard: “Nëse luajmë si ekip, me pasion – do të fitojmë trofe”

Hazard kërkon të fitojë trofe me Realin dhe thotë se mund t’ia dalin nëse luajnë të bashkuar, si ekip.

Eden Hazard ditë më parë kaloi nga Chelsea te Real Madridi për më shumë se 100 milionë euro, derisa të enjten u prezantua në “Santiago Bernabeu” para 50 mijë tifozëve.

Në intervistën e parë si lojtar i Los Blancos për Real Madrid TV, 28-vjeçari tha se dëshiron të fitojë sa më shumë trofe me Zidanin, veçuar Ligën e Kampionëve.

Ai beson se sezonin e ardhshëm, Reali do të rikthehet furishëm dhe mund ta përfundojë atë me triumfe në gara në ndryshme “nëse luajmë si ekip, me pasion”.

“Çfarë shpresoni të arrini në Real Madrid? Kur i bashkoheni këtij klubi, dëshironi të fitoni trofe. Dëshironi të fitoni për veten, për klubin, për tifozët dhe të gjithë ata që janë të involvuar, ky klub fiton trofe pothuajse çdo vit. Gjëja e parë që mendoni kur zgjoheni nga gjumi është se jeni në Real Madrid dhe në fund të sezonit doni trofe. Nëse luajmë si ekip, me pasion dhe punojmë shumë, do t’ia dalim”, deklaroi Hazard.

“Champions League? Kam arritur në gjysmëfinale me Chelsean, por ende s’e kam fituar. Nuk e kam fituar kurrë, mendoj se është koha ime. Dua ta fitoj”, shtoi Hazard.

( Kosova Sot Online )