Ja si reagoi Granit Xhaka kur e pyetën a do të luante kundër Kosovës

  • 15 June 2019 - 12:07
Ja si reagoi Granit Xhaka kur e pyetën a do të luante kundër Kosovës

Yjet e futbollit Granit Xhaka dhe Milot Rashica po qëndrojë në Prishtinë ku sonte do ta zhvillojnë një ndeshje bamirësie në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00.

Kjo ndeshje organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Para ndeshjes është organizuar një konferencë për media. 

Xhaka është pyetur se a do të lunte me Zvicrën në një ndeshje eventuale ndaj Kosovës.

“Një ndeshje kundër Kosovës do të jetë një ndjenjë e veçantë, e kemi detyrë që të luajmë. Do të ishte vështirë pasi që prindërit i kam nga Prishtina, jemi nga Kosova. Unë kam lindur në Zvicër, mirëpo ndjehem shqiptar”, deklaroi Xhaka.

(Kosova Sot Online)