Xhaka tregon nëse do t’i bashkohet Interit në verë

  • 15 June 2019 - 12:36
Xhaka tregon nëse do t’i bashkohet Interit në verë

Granit Xhaka ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes së yjeve në kryeqytetin kosovar Prishtinë.

Mesfushori nga Kosova ka shkëlqyer me fanellën e Arsenalit dy vitet e fundit në kampionatin anglez.

Mediat italiane dhe ato angleze raportuan se prishtinasi mund t’i bashkohet Interit gjatë verës.

Por ka qenë vetë Xhaka që nga Kosova ka mohuar se do të transferohet në Serie A. 

“Kanë shkruar gazetat për këtë, por asgjë nuk është e vërtetë. Ato janë vetëm spekulime dhe unë nuk kam asnjë kontakt me Interin”, ishte përgjigja e Xhakës.

Mesfushori shqiptar pritet që nga edicioni i ri ta marrë shiritin e kapitenit te Arsenali, pasi është ndër lojtarët e preferuar të tifozëve.

(Kosova Sot Online)