Rashica, Xhakës: Le të fitojë më i miri!

  • 15 June 2019 - 12:52
Rashica, Xhakës: Le të fitojë më i miri!

Yjet e futbollit shqiptar, Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të krijojnë nga një skuadër me shokët e tyre për t’u përballur me njëri-tjetrin dhe për të dhuruar spektakël për futbolldashësit në Kosovë.

Sonte në orën 20:00 ekipet e Xhakës dhe Rashicës do të zbresin në “Fadil Vokrri”.

Ismet Munishi e Afrim Tovërlani do të jenë trajnerët e ekipeve. 

Ndërkaq në konferencën para ndeshjes u paraqiten kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu kapitenët e dy skuadrave Milot Rashica dhe Granit Xhaka si dhe Ledri Vula dhe Haxhi Krasniqi.

Kjo ndeshje organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

“Për mua është kënaqësi që të jem në këtë ndeshje. Shpresoj se do të kënaqen publike dhe në fund le të fitojë më i miri”, ka thënë Rashica.

(Kosova Sot Online)