Milani po konsideron futjen e Kessie në ofertën për Torreiran

  • 15 June 2019 - 14:11
Milani po konsideron futjen e Kessie në ofertën për Torreiran

Mesfushori uruguaian, Lucas Torreira është njëri nga objektivat kryesor të Milanit këtë afat kalimtar të verës.

Torreira u bashkua me Topçinjtë nga Sampdoria në një marrëveshje me vlerë 26 milionë funte apo rreth 30 milionë euro verën e kaluar.

Megjithatë, uruguaiani ka folur kohëve të fundit për vuajtjet e tij për t’u përshtatur me jetën në Angli dhe një rikthim në Serie A është i mundur.

“Nuk e di nëse ka shumë gjëra që më pëlqejnë”.

“Mendoj se ishte më mirë në Itali. Anglia është një botë krejtësisht ndryshe, një vend shumë i madh”, ka thënë Torriera për Ovation. 

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Milani po synon të shfrytëzojë këtë pakënaqësi dhe të tentoj transferimin e Torreira.

Rossonerët thuhet se po konsiderojnë ofrimin e Franck Kessiet në Arsenal si një hap përpara për një marrëveshje potenciale për Torreiran.

Të dy lojtarët vlerësohen rreth 35-40 milionë euro.

(Koosva Sot Online