Llapi transferon ish-sulmuesin e Skënderbeut

  • 15 June 2019 - 15:15
Llapi transferon ish-sulmuesin e Skënderbeut

Sebino Plaku do ta veshë fanellën e Llapit sezonin 2019/20.

Pas aventurave të shumta në Shqipëri, te klubet si Skënderbeu,  Dinamo Tirano, Partizani Tirana e shumë të tjerë – Sebino Plaku do ta shijojë edhe Ipko Superligën e Kosovës.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Llapi ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e njërit ndër sulmuesve më të mirë dhe më me përvojë në Shqipëri, i cili ka edhe karrierë ndërkombëtare, Sebino Plaku.

34-vjeçari ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin.

(Kosova Sot Online)