Zyrtare: Feronikeli përforcon skuadrën me futbollistin që ka paraqitje edhe në Evropë

  • 15 June 2019 - 17:58
Zyrtare: Feronikeli përforcon skuadrën me futbollistin që ka paraqitje edhe në Evropë

Feronikeli ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për ta transferuar  mesfushorin Besmir Bojkun nga klubi nga Maqedonia, Shkëndija. Gjatë karrierës së tij, Bojku ka bërë paraqitje në kualifikime për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Klubi drenicas sezonin 2018/19 e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u shpallur kampion i Ipko Superligës dhe Kupës së Kosovës. Sezonin tjetër, Feronikeli do të garojë edhe në parakualifikime për Ligën e Kampionëve.

Për të arritur sukses sa më të madh – jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë – Feronikeli ka nënshkruaj marrëveshje të reja me një numër të madh lojtarësh që nga fundi i sezonit të kaluar.

I fundi në këtë listë është edhe Besmir Bojku, i cili luan në qendër të mesfushës. Ai është i aftë për të luajtur edhe si mesfushor defanziv, por edhe në pozitën e mesfushorit ofanziv.

Gjatë sezonit 201/19, Bojku i bëri 28 paraqitje, duke i regjistruar pesë gola dhe pesë asiste në Prvs Liga të Maqedonisë, si pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Më parë, Bojku ka luajtur për FC Shkupin dhe për Rabotnickin e Shkupit. Në karrierën e tij, i ka 2 paraqitje për kualifikime në Europa League dhe një paraqitje për kualifikime në Champions. 

(Kosova Sot Online)