Fabregas: Messi është më i kompletuar se kurrë më parë

  • 15 June 2019 - 18:47
Fabregas: Messi është më i kompletuar se kurrë më parë

Cesc Fabregas beson se Lionel Messi e ka përshtatur stilin e tij me kalimin e viteve për t’u bërë më i kompletuar se kurrë më parë dhe tani 32-vjeçari po vazhdon të thyejë rekorde dhe jetë në qendër të vëmendjes.

Barcelona e fitoi sërish titullin e kampiones së La Ligës në sezoni 2018/19 dhe Lionel Messi e përfundoi seronin me 51 gola dhe 22 asiste të regjistruara, duke i kryesuar listat për të dyja këto statistika.

Fabregasi është tani në Monaco, por ai kishte luajtur me argjentinasin nga mosha 12-vjeçare para se t’i bashkohej Arsenalit në moshën 16-vjeçare.

Ai më vonë u kthye sërish në Barcelonës në vitin 2011, ku luajti përsëri përkrah argjentinasit për tre sezone. Dyshja e ka mbajtur shoqërinë edhe sot.

Gjatë kalimit të viteve në karrierën e tij, Messi e ka ndryshuar stilin e lojës së vet në disa aspekte dhe Fabregasi ka treguar pse ai ende meriton të lavdërohet po aq, nëse jo më shumë.

“Kjo është gjëja kryesore për Leon, ai e rizbulon veten çdo sezon. Ndoshta ai nuk është lojtari që i driblon tre, katër apo pesë kundërshtarë dhe e shënon një gol të jashtëzakonshëm çdo herë”, ka thënë Fabregas.

“Por, tani, ai preferon të bëjë pasime të gjata, duke e lënë Jordi Alban të vetëm me portierin. Ai bën driblime brenda 16-metërshit, mund ta shënojë një gol të veçantë dhe të asistojë… Mendoj se ai është më i kompletuar tani se kurrë më parë”.

Në fund të sezonit, Messi e fitoi Këpucën e Artë të Evropës për të gjashtën herë, duke e thyer kështu edhe një herë rekordin e vënë vetë.

(Kosova Sot Online)