Super Kupa e Evropës: Gjithçka që duhet të dini

  • 15 June 2019 - 18:53
Super Kupa e Evropës: Gjithçka që duhet të dini

Pasi kapitulli i sezonit 2018/19 tanimë është mbyllur, sezoni i ri i kampionateve evropiane do të vijë më shpejt sesa që pritet. Fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpooli, dhe ai i Ligës së Evropës, Chelsea, do ta fillojnë sezonin e ri me Super Kupën e Evropës.

Dy klubet e Premierligës do të përballen në finalen angleze të Super Kupës së Evropës. Skuadra e Jurgen Kloppit do të tentojë ta fitojë edhe një titull të dytë këtë vit, ndërsa “Blues” dëshirojnë ta presin trajnerin e tyre të ri në mënyrë të zjarrtë.

Që të dyja skuadrat do të udhëtojnë në Turqi, vetëm disa ditë pasi ta fillojnë edhe kampionatin e ri, ku synojnë të lënë gjurmë sa më të mëdha që të jetë e mundur.

Super Kupa e Evropës do të mbahet në stadiumin “Vodafone Park” në Stamboll të Turqisë, që është shtëpia e Besiktasit. Ky stadiume ka kapacitet prej 41,188 ulëseve dhe ndeshja do të zhvillohet më 14 gusht 2019.

Që të dyja skuadrat do të tentojnë ta shtojnë edhe nga një trofe të këtij turneu në kabinetin e tyre. Liverpooli ka triumfuar në këtë garë edhe tri herë më parë, ndërsa Chelsea vetëm një herë në histori.

Biletat për Super Kupën e Evropës 2019

Biletat për Super Kupën do të ndahen përmes lotarisë, e cila hapet më 18 qershor në orën 14:00. Tifozët kanë kohë për të aplikuar për bileta deri më 2 korrik, në orën 14:00.

Çmimet fillojnë nga 50 euro deri në 130 euro. 


(Kosova Sot Online)