Schwarz tallet keq me Furyn para meçit të sotshëm

  • 15 qershor 2019 - 19:54
Schwarz tallet keq me Furyn para meçit të sotshëm

Para meçit të tyre të shumëpritur të së shtunës në Las Vegas, Tyson Fury dhe Tom Schwarz u përplasen mes vete edhe gjatë peshimeve zyrtare.

Tyson Fury e provokoi kundërshtarin e tij duke i thënë se do ta nokautojë qysh në rundin e parë të meçit që do të zhvillohet në mbrëmje në Las Vegas, që në Kosovë i bie rreth orës 5:00 të mëngjesit të së dielës.

Përderisa Fury po fliste në mikrofon, boksieri gjerman vendosi të fillojë ta hajë një copë çokollate “Snickers”.

Të dy boksierët ishin në formë gjatë peshimeve dhe Fury ishte shtatë kilogramë më i rëndë se Schwarz. Kjo do të thotë se Fury do ta ketë epërsinë e peshës gjatë meçit.

Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë dhe i pamposhtur në ring, është favorit për këtë duel. Ai nuk ngjitet në ring që prej dhjetorit të vitet të kaluar, kur barazoi me Wilderin (ka edhe 27 fitore). I pamposhtur edhe gjermani Schwarz (24 fitore e asnjë humbje), që shpreson të surprizojë në ring ashtu sikurse bëri dy javë më parë meksikani Andy Ruiz Jr.

Fury ishte 119kg gjatë peshimit, ndërsa Schwarz 112kg. Gjithsesi, gjermani tha se kjo nuk do ta pengojë atë të realizojë ëndrrën. Ai synon të përsëritë atë që ka bërë 83 vite më parë patrioti i tij Max Schmeling, kur u bë kampion bote pas fitores ndaj Joe Luis. “E njoh shumë mirë Furyn, e kam parë në disa duele dhe di se si ta mposht”, tha Schwarz.

(Kosova Sot Online)