Kosova fiton tri medalje në Kampionatin Ballkanik

  • 15 June 2019 - 21:27
Kosova fiton tri medalje në Kampionatin Ballkanik

Sot është mbajtur Kampionati Ballkanik U15 në Shkup të Maqedonisë. Kosova u përfaqësua sot me 6 garues, nga të cilët 3 u stolisen me medalje.

Laurina Gashi (-40kg) u stolis me medalje të artë, ajo fitoi gjithsejtë 4 ndeshje.

Erdi Berisha (-55kg) u stolis me medalje të argjendtë, ai fitoi 3 ndeshje dhe humbi 1, atë të finales.

Sara Osmani (-44kg) u stolis me medalje të bronztë, ajo fitoi ndeshjen e parë pastaj humbi të dytën, në repasazh fitoi 3 ndeshje radhazi.

Samuel Sahara (-38kg) fitoi në ndeshjen e parë dhe pastaj humbi në të dytën.

Florian Gërguri (-42kg) fitoi në ndeshjen e parë pastaj humbi në të dytën dhe humbi në repasazh.

Bleona Avdylaj (-40kg) humbi në ndeshjen e parë pastaj humbi edhe në repasazh.

Rrezarta Alimi (-63kg) ndeshet nesër.

(Kosova Sot Online)