Pamje: Kolumbia e mposht pa problem Argjentinën e Messit

  • 16 June 2019 - 09:11
Pamje: Kolumbia e mposht pa problem Argjentinën e Messit

Kolumbia e ka mundur 2:0 Argjentinën në ndeshjen hapëse të Grupit B të Kupës së Amerikës, të shtunën pasmesnatës.

Golat nga Roger Martinez dhe Duvan Zapata e tronditen Argjentinën e Lionel Messit duke ia zbehur shpresat për një triumf të mundshëm në këtë garë për herë të parë që prej vitit 1993.

Martinez shënoi një gol fantastik në minutën e 72-të, i cili pritej të vinte nga çasti në çast gjithsesi, para se Zapata ta vuloste fitoren e Kolumbisë pasi erdhi nga banka rezervë tre minuta para fundit të ndeshjes.

Edhe pse Argjentina dominoi në pjesën e dytë, Kolumbia ishte tepër e fuqishme për Messin me shokë.  

Kolumbia është lidere me tri pikë, ndërsa Argjentina e fundit pa pikë në Grupin B. Pa pikë janë edhe Paraguai dhe Katar, por këtu të dyja ende nuk e kanë zhvilluar asnjë ndeshje në grup. 

(Kosova Sot Online)