E pranon Coutinho: Nuk kam luajtur mirë për Barcelonën

  • 16 June 2019 - 09:27
E pranon Coutinho: Nuk kam luajtur mirë për Barcelonën

Philippe Coutinho e bëri dallimin për Brazilin në ndeshjen hapëse të Kupës së Amerikës të premten mbrëma duke shënuar dy herë në fitoren 3:0 kundër Bolivisë, gjë që nuk ka mundur ta bëjë deri tani për klubin e tij, Barcelonën.

Coutinho e pranoi se në Barcelonë nuk ka mundur të performojë në nivelin e lartë deri tani.

“Nuk kam shumë për t’iu thënë atyre (tifozëve të Barcelonës)”, tha Coutinho i pyetur nëse paraqitja e tij e mirë ishte mesazh për përkrahësit e Barcelonës.

“Jam mirënjohës për përkrahjen që ma kanë dhënë. Kam pasur momente të vështira sepse nuk kam performuar aq mirë sa ata kanë pritur nga unë”, shtoi ai.

“Ama ky është futbolli dhe unë po punoj fort për t’u përmirësuar”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)