Messi reagon pas humbjes: S’kemi kohë për ankesa, vazhdojmë përpara me kokën lart

  • 16 June 2019 - 09:45
Messi reagon pas humbjes: S’kemi kohë për ankesa, vazhdojmë përpara me kokën lart

Lionel Messi beson se Argjentina e ka në dorë fatin e vet, pas fillimit tepër zhgënjyes në Kupën e Amerikës, duke iu bërë thirrje bashkëlojtarëve të vet ta mbajnë kokën lart.

Kapiteni Messi tha se Argjentina nuk ka kohë për ankesa pas humbjes tronditëse 2:0 ndaj Kolumbisë në ndeshjen hapës të Grupit B në Kupën e Amerikës.

Martinez shënoi një gol fantastik në minutën e 72-të, i cili pritej të vinte nga çasti në çast gjithsesi, para se Zapata ta vuloste fitoren e Kolumbisë pasi erdhi nga banka rezervë tre minuta para fundit të ndeshjes.

Edhe pse Argjentina dominoi në pjesën e dytë, Kolumbia ishte tepër e fuqishme për Messin me shokë.  

Përkundër humbjes, ylli i Barcelonës beson se ende ka kohë për vendin e tij për t’i kthyer gjërat në favor.

“Ne jemi të gatshëm për t’i pranuar sfidat që na presin. Nuk kemi kohë për ankesa, duhet të shikojmë përpara”, tha Messi pas ndeshjes.

“Duhet ta mbajmë kokën lart dhe të vazhdojmë, sepse ende ka shumë lojë në këtë turne”, shtoi ai.

Kolumbia është lidere me tri pikë, ndërsa Argjentina e fundit pa pikë në Grupin B. Pa pikë janë edhe Paraguai dhe Katar, por këtu të dyja ende nuk e kanë zhvilluar asnjë ndeshje në grup.

Ndeshjen e radhës në grup, Argjentina e zhvillon ndaj Paraguait më 19 qershor.

(Kosova Sot Online)