Buffon zbulon arsyen e largimit nga PSG-ja

  • 16 June 2019 - 10:33
Buffon zbulon arsyen e largimit nga PSG-ja

Gianluigi Buffon e ka zbuluar arsyen prapa vendimin për t’u larguar nga Paris Saint-Germain, si dhe i opsionet për të ardhmen.

Portieri italian është duke për klubin e ardhshëm, pasi e refuzoi vazhdimin e kontratës me Paris Saint-Germainin pas vetëm një sezoni në Francë.

“Para pesë muajve PSG-ja më tregoi se do të ma ofronte rolin e portierit të dytë. Prej janarit, kam pasur mjaftueshëm kohë për të menduar për këtë dhe mora vendimin për të mos e pranuar, duke hequr dorë nga shumë para dhe për opsionin për vazhdimin e kontratës për edhe një vit”, tregoi Buffon.

Buffon këmbëngul se ende e ndien veten energjik dhe nevojën për të luajtur e jo për të qenë zgjedhja e dytë.

“Kam marrë disa oferta të mira, ama nëse më mungon shtytja të cilën e kërkoj, atëherë ka mundësi t’ia bëj vetes një dhuratë, një vit mësimi”, shtoi ai.

“Do të më pëlqente të ndjek mësime për trajner, mbase të studioj për drejtor sportiv, apo edhe për biznes. Dua t’i përmirësoj edhe aftësitë e mia në gjuhën angleze. Të gjitha këto m’u duhen për t’i pasur të gjitha opsionet për të ardhmen”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)