Lazio, Galatasaray, Fenerbahce dhe tani Anderlecht, të gjithë e duan Vedat Muriqin

  • 16 June 2019 - 10:35
Lazio, Galatasaray, Fenerbahce dhe tani Anderlecht, të gjithë e duan Vedat Muriqin

Klubi belg Anderlecht i është bashkuar listës së skuadrave me nam që e duan sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin.

Sipas mediave turke – të cilat vazhdimisht kanë raportuar se ylli Caykur Rizespor mund të përfundojë në njërën prej dy klubeve më të mëdha në Turqi, Galatasaray apo Fenerbahce – tani edhe klubi belg me nam Anderlecht është futur në garë për kosovarin.

Muriqi pati një sezon fantastik në Superligën e Turqisë, duke i regjistruar 17 gola dhe tetë asiste në 34 paraqitje. Ai i ka shënuar pesë gola në 14 paraqitje për ekipin kombëtar të Kosovës në të gjitha garat në vitin e fundit.

Sipas gazetës turke “Yenicag”, Anderlechti i ka nisur bisedimet me Rizesporin për Muriqin.

25-vjeçari kosovar e ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin turk, i cili po i vlerëson ofertat për të duke e marrë parasysh interesin e lojtarit dhe të klubit.

Rizespori i kërkon 10 milionë euro për shërbimet e Muriqit, interesim për të cilin ka shfaqur edhe klubi i madh italian Lazio

Dje u raportuar se drejtori sportiv i klubit nga kryeqyteti italian, shqiptari Igli Tare, po mendon ta marrë me vete kosovarin në Lazio. 

(Koosva Sot Online)