Pamje: Fury i shmangi 6 goditje radhazi dhe pastaj e nokautoi kundërshtarin

  • 16 June 2019 - 10:38
Pamje: Fury i shmangi 6 goditje radhazi dhe pastaj e nokautoi kundërshtarin

Tyson Fury mbetet boksier i pamposhtur kryesisht falë aftësive të tij të jashtëzakonshme mbrojtëse, të cilat i shfaqi edhe një herë tjetër të dielën në mëngjes kundër Tom Schwartz.

Fury bëri një paraqitje të pamëshirshme duke e mundur Tom Schwarzin me nokaut në rundin e dytë, në meçin e kategorisë së rëndë në Las Vegas.

Britaniku Fury e mbështeti për konopëve Schwarzin qysh në rundin e dytë, dhe më pas e goditi fort me të djathtën dhe e rrëzoi në dysheme gjermanin.

Pak sekonda më vonë, ekipi i boksierit gjerman e hodhi peshqirin e bardhë duke e parë Schwarzin të gjakosur dhe duke u sulmuar nga Fury.

Por, para se ta shkatërronte kundërshtarin, Fury shfaqi një mbrojtje të jashtëzakonshme duke shmangur çdo goditje të gjermanit.

Fury i shmangi gjashtë goditje radhazi të boksier gjerman, të cilin e nokautoi pastaj.  

Ky ishte meçi i parë për Fury që prej barazimit kontrovers me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, në Los Angeles në dhjetor. Po ashtu, për britanikun kjo ishte fitorja e 28-të në karrierë, nga të cilat 18 i ka me nokaut, ndërkohë që regjistron edhe një barazim.

(Kosova Sot Online)