Marc Marquez triumfon në Çmimin e Madh të Barcelonës

  • 16 June 2019 - 15:43
Marc Marquez triumfon në Çmimin e Madh të Barcelonës

Marc Marquez triumfon në Çmimin e Madh të Barcelonës, i shtati për këtë Botëror në Moto GP. Piloti spanjoll i Hondas e kaloi i pari vijën e finishit, duke i paraprirë francezit Fabio Quartararo të Yamahas dhe Danilo Petrucciit të Ducatit. Vendi i katërt i përket Alex Rins.

Një fitore e lehtë për Marquez, falë një gabimi të rëndë të Jorge Lorenzos, që nxori nga gara që në në xhirot e para tre protagonistë të rëndësishëm: Andrea Dovizioson, Valentino Rossin dhe Maverick Vinales. Spanjolli nuk arriti ta kontrollonte motorin e tij në kthesë në xhiron e dytë, duke përfshirë në aksident edhe tre pilotët e tjerë, që u detyruan të tërhiqeshin.

Marquez me këtë sukses në Barcelonë arrin të kryesojë bindshëm me 140 pikë, i shkëputur ndjeshëm nga Dovizioso, që mbetet me 103 pikë, 2 pikë më shumë se Rins.

Image

 

(Kosova Sot Online)