Shefki Kuqi, shënoi në “Fadil Vokrri” dhe ‘fluturoi’ si dikur në Premierligë

  • 16 June 2019 - 17:50
Shefki Kuqi, shënoi në “Fadil Vokrri” dhe ‘fluturoi’ si dikur në Premierligë

Pjesë e ndeshjes së mbrëmshme të bamirësisë ishte edhe ish-futbollisti i njohur shqiptar, Shefki Kuqi. Ai ishte në ekipin e Rashicës dhe madje shënoi edhe gol.

Shumë prej yjeve shqiptare – jo vetëm të botës së futbollit – u shfaqën mbrëmë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku u zhvillua një ndeshje bamirësie futbolli për familje në nevojë.

Granit Xhaka dhe Milot Rashica ishin kapitenë të skuadrave që zbritën në “Fadil Vokrri” mbrëmë, sfidë që përfundoi 4:4.

Për ta bërë edhe më interesante për të gjithë ata që ishin në stadium për të parë nga afër këtë ndeshje me ish-futbollistë, këngëtarë, basketbollistë e shumë personalitete të njohura, shënuan edhe Xhaka edhe Rashica.

Përveç tyre, golin e gjeti edhe ish-futbollisti i njohur shqiptar, Shefki Kuqi, që ka luajtur në Premierligë.

Ai shënoi për të barazuar rezultatin në 2-2 pas një asisti nga ana e Milot Rashicës dhe festoi në mënyrë të çmendur, ashtu si dikur në Premierligë, duke “fluturuar”. 

(Kosova Sot Online)