“Euro U-21”, Italia e mposhti Spanjën

  • 16 June 2019 - 23:12
“Euro U-21”, Italia e mposhti Spanjën

Italia ka marrë pikët e plota në ndeshjen e parë në Evropianin e 21-vjeçarëve, duke e mposhtur 3-1 Spanjën.

Ka nisur Evropiani i 21-vjeçarëve që po zhvillohet në Itali dhe San Marino.

Pas triumfit të Polonisë në Grupin A, që e mposhti 3-2 me përmbysje Belgjikën, edhe Italia ka marrë pikët e plota në ndeshjen e parë në këtë grup – duke e mposhtur 3-1 Spanjën.

Të parët në epërsi kaluan spanjollët, me golin e mesfushorit të Real Madridit, Dani Ceballos në minutën e 9’, një supergol që mund të vlerësohet në fund si më i miri.

(Kosova Sot Online)