Joshua këshillohet të mendojë mirë para se të futet në ring përsëri kundër Ruiz

  • 17 June 2019 - 10:50
Joshua këshillohet të mendojë mirë para se të futet në ring përsëri kundër Ruiz

Menaxheri i Tyson Fury, Frank Warren, i ka vënë në pikëpyetje aftësitë e rivalit britanik të Fury, Anthony Joshua, për ta rifituar vendin në mesin e boksierëve kryesorë në kategorinë e rëndë.

Warren i ka bërë thirrje londinezit të mos e zhvillojë rimeçin me Andy Ruizin, amerikanin me prejardhje meksikane nga i cili humbi në fillim të këtij muaji në Nju Jork.

“I kam dyshimet e mia. Mendoj se ai nuk duhet ta pranojë rimeçin. Ai mbase duhet të marrë pushim dhe ta rimarrë veten”, tha Warren për BBC 5.

“I takon atij të vendosë, ama nëse e bën atëherë do të luftojë kundër një boksieri i cili këtë herë do të njoftohet për meçin pesë javë para kohe dhe do të stërvitet siç duhet”, shtoi ai.

Ruiz u caktua si kundërshtar i Joshuas për meçin e 1 qershorit në momentet e fundit, pasi boksieri që pritej të boksonte kundër tij, Jarrell Miller, doli pozitiv në testet e dopingut.

Pasi Joshua i humbi tre titujt e botës IBF, ËBA dhe ËBO pas meçit në Nju Jork, por paralajmëroi më vonë se do të ketë rimeç për t’i rimarrë ata në fund të këtij viti. 

(Kosova Sot Online)