Sarri mund t’i përdorë dy skema te Juventusi

  • 17 June 2019 - 11:29
Sarri mund t’i përdorë dy skema te Juventusi

Maurizio Sarri u emërua zyrtarisht trajner i Juventusit në fundjavën që shkoi, vetëm pas një viti qëndrimin në Stamford Bridge.

Për trajnerin italian ishte një sezon me shumë turbulenca te Chelsea, por që arriti ta kualifikonte skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe e ka fituar trofeun e Ligës së Evropës.

Sarri ndoshta nuk kishte arritur t’i rrëmbente zemrat e tifozëve të skuadrës londineze, por ai është larguar me dy objektiva të realizuar, madje kishte shkuar deri në finale të Carabao Cup.

Italiani e kompletoi kalimin te Juventusi, gjersa do t’i ketë dy skema që mund t’i përdorë te skuadra italiane:

Skema 1 (4-3-3)

Sarri mund të luajë në mbrojtje me, Elseid Hysajn (Napoli), Daniele Ruganin, Leonardo Bonuccin dhe Emerson Palmierin (Chelsea).

Mesfusha do të përbëhej me Jorginohn (Chelsea), të tërhequr mbrapa, me Paul Pogban (Manchester United) dhe Aaron Ramseyn të vendosur më përpara.

Sulmi do të përbëhej nga Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala në krah, derisa Gonzalo Higuain do ta udhëhiqte sulmin e torinezëve.

(Kosova Sot Online)