Djali i Marcelos shënon gol spektakolar, iu ndihmon të rinjve të Real Madridit ta fitojnë titullin

  • 17 June 2019 - 11:31
Djali i Marcelos shënon gol spektakolar, iu ndihmon të rinjve të Real Madridit ta fitojnë titullin

Të rinjtë e Real Madridit U10 e kanë fituar titullin e kampionit në kategorinë e tyre, duke e mundur 2:0 Atletico Madridin U10 në finale, me djalin e Marcelos, Enzon, që ka shkëlqyer.

Ky ishte titulli i tretë radhazi për të bardhët, të cilët e dominuan këtë turne.

Enzo, djali i mbrojtësit të majtë Marcelos, që para një viti i mahniti lojtarët e Real Madridit në zhveshtore me aftësitë e tij, ka shkëlqyer në këtë turne.

Ai e ka realizuar njërin prej golave më të bukur në këtë turne, po ashtu.

10-vjeçari mban numrin 12 në fanellë, tamam si babai i vet. 

 

(Kosova Sot Online)