Felix në Madrid: Gjiganti spanjoll pajtohet t’i paguajë 120 mln euro për talentin e madh portugez

  • 17 June 2019 - 13:46
 Felix në Madrid: Gjiganti spanjoll pajtohet t’i paguajë 120 mln euro për talentin e madh portugez

Talenti premtues i Benfica, Joao Felix, ndodhet në Madrid dhe është shumë afër arritjes së marrëveshjes për t’iu bashkuar Atletico Madridit.

Sipas mediave në Portugali dhe Spanjë, 19-vjeçari është shumë pranë kalimin në Madrid, pasi gjiganti spanjoll është pajtuar t’ia paguajë Benficas plot 120 milionë euro për shërbimet e tij.

Ai thuhet se do t’i fitojë 6 milionë euro në vit në Atletico Madrid.

Pas një sezoni gjatë të cilit shpërtheu në ligën elitare portugeze, duke i shënuar 15 gola dhe duke dhënë 9 asiste, sulmuesi i talentuar ra në radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Manchester City ka qenë në krye të garës për të, por duket se është mundur nga Atletico që pothuajse e ka siguruar blerjen e tij.

(Kosova Sot Online)