Juventusi pagoi vetëm 1 milion euro për Sarrin

  • 17 June 2019 - 14:06
Juventusi pagoi vetëm 1 milion euro për Sarrin

Juventusit thuhet t’i ketë kushtuar emërimi i Maurizio Sarrit në postin e trajnerit vetëm 1 milion euro.

Sipas mediave italiane, Juventusi ia pagoi Chelseat vetëm 1 milionë euro për ta liruar Sarrin nga kontrata me klubin.

Sarri kishte klauzolë lirimi në kontratën e tij me gjigantin anglez në vlerë rreth 6 milionë euro, megjithatë kampioni italian ia doli ta rrëmbejë atë për shumë më pak.

Trajneri italian u emërua në postin e trajnerit të Juventusit dje, duke e konfirmuar largimin nga Chelsea pas vetëm një viti qëndrimi.

Edhe pse ish-trajneri i Napolit i kishte edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij me të kaltrit e Londrës, ai i kishte kërkuar klubit la linte të largohej drejt Italisë, në mënyrë që të ishte më pranë familjes dhe veçanërisht prindërve të moshuar. 

(Kosova Sot Online)