Griezmann te Barcelona? Presidenti Bartomeu i “vë vulën” francezit

  • 17 June 2019 - 14:23
Griezmann te Barcelona? Presidenti Bartomeu i “vë vulën” francezit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i ka shuar informacionet mediatike në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann. Duke folur për "Rac1”, kreu i klubit blaugrana u shpreh shkurt e prerë: “Nuk ka asgjë të vërtetë”! 

Bartomeu ka mohuar se po përpiqen si klub për të siguruar shërbimet e yllit francez: "Ne e kemi thënë gjithmonë, nuk kemi biseduar me të. Nuk ka asgjë të re në këtë drejtim, as këto ditë. Në funksion të sezonit të ardhshëm, ne jemi duke bërë një menaxhim të ngadaltë dhe të sigurt të situatave në merkato". 

Sipas katalanases “Sport”, Bartomeu ka pasur disa takime pune ditët e fundit me menaxhmentin sportiv, të kryesuar nga Pep Segura dhe trajneri i ekipit të parë, Ernesto Valverde. Në këtë kuptim, Bartomeu ishte i qetë për merkaton: "Ne kemi gjithë qershorin, korrikun dhe gushtin në dispozicion. Po flasim me personat përgjegjës të klubit, po ndërtojmë strategjitë e merkatos. Në fokus do të jetë edhe Barça B. Patjetër, do të ketë largime dhe afrime".

(Kosova Sot Online)