Arrihet marrëveshja mes klubeve, ylli i Kosovës drejt gjigantit belg

  • 17 June 2019 - 15:03
Arrihet marrëveshja mes klubeve, ylli i Kosovës drejt gjigantit belg

Mediat belge raportojnë se Dinamo Zagrebi dhe Standard de Liege kanë arritur marrëveshje për mbrojtësit e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin.

Gazeta e përditshme belge “Le Soir” raporton se klubi kroat Dinamo Zagreb ka arritur marrëveshje për ta shitur qendërmbrojtësin kosovar te klubi belg, Standard de Liege.

Standard de Liege tani duhet vetëm ta bindë mbrojtësin 25-vjeçar që t’i bashkohet klubit, sipas gazetës belge. Standard do të duhet ta arrijë këtë nga distanca, duke qenë se Rrahmani është momentalisht duke i shijuar pushimet në Greqi.

Rrahmani do t’i bashkohej një bashkëlojtari tjetër te ekipit kombëtar i Kosovës, në klubin belg, Mërgim Vojvodës, i cili në fund të muajit të kaluar e kompletoi kalimin në Standard de Liege. 

Amiri i ka fituar dy tituj të kampionit dhe një kupë të Kroacisë që prej transferimit të tij në Dinamo Zagreb më 2016. Në sezonin e fundit 2018/19, kosovari i regjistroi 26 paraqitje në të gjitha garat për klubin kroat, duke i shënuar tri gola.

Ai është pjesë kyçe edhe ekipit kombëtar të Kosovës, me të cilin i ka regjistruar 24 paraqitje në total që prej debutimit më 2016.

(Kosova Sot Online)