Të martën, Real Madridi prezanton yllin më të ri!

  • 17 June 2019 - 15:10
Të martën, Real Madridi prezanton yllin më të ri!

Të martën në orën 13:00 Rodrygo Goes do të zbresë në “Santiago Bernabeu”, aty ku do të prezantohen përpara publikut madrilen, si lojtari i tyre më i ri.

Sulmuesi brazilian u ble nga Santos për 45 milionë euro, por qëndroi në Brazil derisa mbushi 18 vjeç. Duke filluar nga ky sezon sulmuesi anësor do të jetë pjesë e “Los Blancos”, por karrierën e tij në Europë do e fillojë me të rinjtë e Real Madridit. 

Pas prezantimit para tifozëve, është programuar edhe një konferencë për shtyp, ashtu siç ndodhi me të gjithë lojtarët e afruar këtë sezon nga klubi madrilen.

(Kosova Sot Online)