Rodrygo arrin në Madrid

  • 17 June 2019 - 17:22
Rodrygo arrin në Madrid

Rodrygo Goes ka ateruar në Madrid. Ai nesër do të prezantohet në “Santiago Bernabeu”.

Pas Eden Hazard e Luka Jovic, edhe Rodrygo Goes do të prezantohet në “Santiago Bernabeu”.

Rodrygo Goes, që u ble nga Real Madridi vitin e kaluar për më shumë se 45 milionë euro, do ta veshë nesër për herë të parë fanellën e Los Blancos, një ditë para se të prezantohet Ferland Mendy (të mërkurën, 19 qershor), kurse Militao do të prezantohet pas Kupës së Amerikës.

Futbollisti tashmë ka ateruar në Madrid, bashkë me familjen e tij dhe është gati për të nisur një aventurë të re në Madrid.

Te Santos, nga ku është blerë nga Reali – Rodrygo ka luajtur si sulmues qendror dhe anësor. 

(Kosova Sot Online)