Merkato ka nisur vrullshëm, ja 5 blerjet më të shtrenjta deri tani

  • 17 June 2019 - 17:57
Merkato ka nisur vrullshëm, ja 5 blerjet më të shtrenjta deri tani

Merkatoja e verës filloi më 1 qershor, ndërsa padyshim Real Madridi mbetet klubi që e nisi më vrullshëm këtë sezon blerjesh.

“Los Blancos” kanë blerë lojtarin më të shtrenjtë deri tani, duke nënshkruar me Eden Hazard për 100 milionë euro nga Chelsea.

Ylli belg pasohet nga Lucas Hernandez i Atleticos, që do të veshë fanellën e Bayern Munchen nga sezoni i ardhshëm për 80 milionë euro. 

Vendi i tretë si transferimi më i shtrenjtë këtë verë mbahet nga fantazisti i Ajax, Frenkie De Jong, i cili kaloi te Barcelona për 75 milionë euro.

Vendi i katërt dhe i pestë i takon futbollistëve të blerë nga Reali, me sulmuesin Luka Jovic që kushtoi 70 milionë euro dhe mbrojtësi Militao 50 milionë euro.

Image

(Kosova Sot Online)