Tifozja e ngatërron Rodrygon me Neymarin, kështu reagon talenti i Realit

  • 17 June 2019 - 18:37
Tifozja e ngatërron Rodrygon me Neymarin, kështu reagon talenti i Realit

Rodrygo ka arritur tashmë në Madrid dhe në aeroport u shoqërua nga shumë persona dhe tifozë të tij.

18-vjeçari, dukej i lumtur për aventurën e re, por edhe paksa i trembur në sy. Për asnjë moment nuk buzëqeshi, por në fund nuk mundi ta mbajë nga komenti i një gruaje pranë tij, që bërtiti: “Po, është Neymar!”.

Pas këtyre fjalëve Rodrygo hoqi të gjithë sikletin dhe lëshoi një të qeshur për gafën që sapo bëri një femër, që mesa duket nuk ka shumë informacione nga futbolli.

Real Madrid do të prezantojë nesër Rodrygo Goes në “Santiago Bernabeu”.

18-vjeçari do të bashkohet me klubin spanjoll, që e bleu te Santos për më shumë se 45 milionë euro, por e la një vit në huazim te skuadra braziliane, derisa arriti moshën madhore dhe tani do të jetë pjesë e ekipit të Zinedine Zidane.

(Kosova Sot Online)

Image