Rashica, për ndeshjen në Fadil Vokrri: “Moment krenarie”

  • 17 June 2019 - 18:54
Rashica, për ndeshjen në Fadil Vokrri: “Moment krenarie”

Rashica ka postuar një tjetër fotografi në rrjetet sociale, nga ndeshja e yjeve që u zhvillua të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Shumë prej yjeve shqiptare – jo vetëm të botës së futbollit – u shfaqën të shtunën mbrëma në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku u zhvillua një ndeshje bamirësie futbolli për familje në nevojë.

Granit Xhaka dhe Milot Rashica ishin kapitenë të skuadrave që zbritën  me shokë në “Fadil Vokrri”, sfidë që përfundoi 4-4.

Për ta bërë edhe më interesante për të gjithë ata që ishin në stadium për të parë nga afër këtë ndeshje me ish-futbollistë, këngëtarë, basketbollistë e shumë personalitete të njohura, shënuan edhe Xhaka edhe Rashica.

Ishte një ndeshje emocionuese, dhe shumë me vlerë sepse të gjitha të ardhur do të shkojnë për familjet në nevojë.

Për këtë, Rashica vazhdon ta kujtojë natën e së shtunës, kur shokët e tij luajtën kundër atyre të Xhakës.

Ai ka postuar një fotografi mbresëlënëse në “Instastory”, teksa ka shkruar: “Moment krenarie”.

(Kosova Sot Online)