Presidenti i çmendur i Serisë A ofertë Tottit si drejtues

  • 17 June 2019 - 19:07
Presidenti i çmendur i Serisë A ofertë Tottit si drejtues

“Sot në mëngjes mora një ofertë nga një skuadër këtu në Serinë A për të vijuar punën si drejtues”, deklaroi Francesco Totti gjatë konferencës për shtyp që zhvilloi sot pasdite. Totti zyrtarizoi divorcin përfundimtar me Romën, këtë herë si drejtues.

Sipas “calciomercato.com”, skuadra italiane që ka kërkuar legjendën e Romës dhe futbollit italian është Sampdoria. Ky ekip ka si president një roman, Massimo Ferrero, që njihet për të tilla lëvizje të çmendura dhe e adhuron ish-sulmuesin. 

Mediat italiane konfirmojnë se Ferrero i ka ofruar Tottit detyrën e drejtorit të përgjithshëm të klubit. Ai është përpjekur ta bindë duke përdorur edhe emrin e Eusebio di Francesco, që do të jetë trajneri i ardhshëm i Sampdoria. Ata të dy kanë punuar së bashku vjet te Roma.

(Kosova Sot Online)