Roma: Urojmë që Totti nuk paralajmëroi blerjen e AS Roma

  • 17 June 2019 - 21:19
Roma: Urojmë që Totti nuk paralajmëroi blerjen e AS Roma

Roma ia ka bërë me dije Francesco Tottit që të mos ia mësyjë dhe ta blejë klubin sepse nuk do ta shesin.

Totti e ka konfirmuar largimin nga Roma pas plot 30 vjetëve në shërbim të klubit të fëmijërisë, duke u thirrur mbi mospajtime të skajshme me drejtuesit.

Ish-kapiteni i verdhekuqeve u largua sot edhe zyrtarisht nga roli i drejtorit sportiv të Romës, duke e akuzuar dhe kritikuar pronarin miliarder amerikan James Pallota se nuk ia ka idenë se çfarë po bën me klubin.

“Nëse ekziston mundësia që të kthehem në Romë me drejtues të tjerë, atëherë do të jem i gatshëm ta pranoj rolin dhe të bëj gjithçka që është e mundur për Romën. Jam i zhgënjyer që po e them këtë sepse unë kurrë nuk kam dashur të jap dorëheqje”, kjo deklaratë e Tottit ka shtyrë drejtuesit e Romës të mendojnë se kapiteni legjendar mund të jetë duke menduar ndërrimin e pronarit të klubit.

“Referuar aludimeve të përsëritura në lidhje me rikthimin e tij në klub nën një tjetër regjim drejtuesish e në pronësi tjetër, gjoja sipas informacioneve të grumbulluara nga ai vetë në të gjithë botën mbi subjekte të interesuara për blerjen e klubit, urojmë që të mos jetë një paralajmërim i një tentative blerje. Skenar që mund të jetë shumë delikat, duke konsideruar faktin që AS Roma është e kuotuar në bursë. Drejtuesit e klubit nuk kanë asnjë qëllim që të nxjerrin Romën në shitje, as tani dhe as në të ardhmen. I urojmë Francescos fat në atë që do të vendosë të bëjë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e klubit verdhekuq.

(Kosova Sot Online)