Analisti shqiptar lavdëron “Dardanët”: Nga mënyra si luajmë futboll, nuk jemi vëllezër

  • 18 June 2019 - 08:51
Analisti shqiptar lavdëron “Dardanët”: Nga mënyra si luajmë futboll, nuk jemi vëllezër

Analisti  Gëzim Sinemati, e ka lavdëruar Kosovën për stilin e lojës, duke shtuar se “Dardanët” po e përdorin futbollin si mjet identifikimi pas historisë së dhimbshme.

Gjatë muajit qershor, që të dyja Kombëtaret – Kosova dhe Shqipëria – i zhvilluan nga dy ndeshje në kuadër të grupeve përkatëse në kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

Kosova e mori një fitore, kundër Bullgarisë në Sofje, dhe një barazim – kundër Malit të Zi në Podgoricë. Për këto dy rezultate, Kosova u shpërblye me 25 pikë dhe u ngrit për gjashtë pozita në ranglistën e FIFA-s.

Ndërsa, Shqipëria e humbi ndeshjen e parë kundër Islandës, ndërsa e mposhti Moldavinë në ndeshjen tjetër. Në ranglistën e FIFA-s, Shqipëria ra për katër pozita pas këtyre ndeshjeve, mirëpo ende radhitet shumë më lartë sesa Kosova (Shqipëria në pozitën e 66-të, Kosova në atë të 121-të).

 “Nga mënyra si luajmë futboll, nuk jemi vëllezër me Kosovën. Kemi 20 vjet që nuk po gjejmë defektet në mbrojtje. Me Bullgarinë, Kosova krijoi aq shumë raste saqë Shqipëria nuk i ka krijuar në 3-4 ndeshjet e fundit”, u shpreh Sinemati.

“Kosova po e bën stadiumin e ri me 30 mijë ulëse. Pra, ata po i rrisin stadiumet ndërsa ne duhet t’i zvogëlojmë sepse po na rrinë zbrazur. Unë e përgëzoj Kosovën që po e përdorë futbollin si mjet identifikimi pas historisë së dhimbshme”. 

(Kosova Sot Online)