Nesër fillon shitja e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë,ja ku mund të blihen

  • 18 June 2019 - 10:38
Nesër fillon shitja e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë,ja ku mund të blihen

Anglia dhe Kosova do të përballen në mes vete më 10 shtator në Southampton, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020

Ndonëse ishte paraparë që biletat e ndeshjes Angli – Kosovë për sektorin e tifozëve të Kosovës të dilnin në shitje më 17 qershor, Federata e Futbollit e Anglisë e ka njoftuar FFK-në se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohet për çështje teknike.

Kësisoj, shitja e biletave do të fillojë nesër (më 19 qershor)

Ndeshja Angli – Kosovë, do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Biletat mund të blihen online në linkun e mposhtëm, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit:

https://ticketing.thefa.com/

(Kosova Sot Online)