Kreshnik Krasniqi lë Kosovën, shkon në Gjermani

  • 18 June 2019 - 13:23
Kreshnik Krasniqi lë Kosovën, shkon në Gjermani

Kreshnik Krasniqi po largohet nga Kosova dhe nga hendbolli kosovar. Hendbollisti i ka thënë lamtumirë klubit të Prishtinës dhe jetën e karrierën do ta vazhdojë në Gjermani.

Klubi bardh e kaltër njofton se hendbollisti i deritanishëm i tij tash e tutje do të luaj për një ekip gjerman.

“Një darkë lamtumirëse për kapitenin e klubit Kreshnik Krasniqi i cili do të vazhdojë karrierën në Gjermani në klubin SG Kempten-Kottern, të qytetit Kempten në Allgau. Nikit i dëshirojmë shëndet e suksese dhe e mirëpresim në të ardhmen si pjesë të klubit”, thuhet në njoftimin e Prishtinës, e cila synon të punojë me gjeneratat e reja dhe zhvillimin e hendbollistëve vendor. 

(Kosova Sot Online)