Arben Fetahu dhe Elvira Dushku emërohen në Komisione të FIBA Evropës

  • 18 June 2019 - 13:35
Arben Fetahu dhe Elvira Dushku emërohen në Komisione të FIBA Evropës

Kyetari i FBK-së është emëruar anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) dhe sekretarja e përgjithshme është emëruar në Komisionin e të Rinjve – FIBA Europe Youth Commission

Bordi i FIBA Evropës në mbledhjen e mbajtur të hënën (17.06.2019) në Munich të Gjermanisë i ka emëruar anëtarët e Komisioneve të FIBA Evropës.

Në këtë mënyrë për herë të parë në Komisione të FIBA Evropës kanë zënë vend edhe përfaqësuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), njofton Federata e Basketbollit të Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Bëhet fjalë për kryetarin e FBK-së, Arben Fetahu, i cili është emëruar anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) dhe për Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku, e cila është emëruar në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).

Kjo është dëshmia më e mirë që FIBA Evropa po e vlerëson punën e madhe që Federata e Basketbollit të Kosovës po e bën për zhvillimin e basketbollit kosovar në përgjithësi.

Anëtarët e Komisioneve të FIBA Evropës kanë mandat katërvjeçar, pra prej 2019 deri më 2023.

Duhet theksuar se në fund të muajit maj FIBA Evropa e ka mbajtur Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, ku president i FIBA Evropës është rizgjedhur turku Turgay Demirel.

Image
Image

 

 

 

(Kosova Sot Online)