Zbulohet çmimi i vilës ku po qëndron Rashica në Ishujt Maldive

  • 18 June 2019 - 14:41
Zbulohet çmimi i vilës ku po qëndron Rashica në Ishujt Maldive

Milot Rashica i nisi dje pushimet verore me partneren e tij, në ishujt Maldive. Villa në të cilën po qëndron ai kap çmimin prej 1465 eurosh për një natë.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, e mbylli një sezon fantastik me Werder Bremen dhe me paraqitje mbresëlënëse për “Dardanët”, ku shënoi dy gola, një në barazimin 1-1 me Malin e Zi dhe tjetrën në fitoren 3-2 ndaj Bullgarisë.

(Kosova Sot Online)