Khabib konfirmon rimeçin me McGregorin

  • 18 June 2019 - 15:52
Khabib konfirmon rimeçin me McGregorin

Khabib Nurmagomedov ka thënë se rimeçi i tij me Conor McGregorin do të ndodhë, mirëpo ai shtoi se ky rimeç do të ndodhë vetëm atëherë kur irlandezi ta meritojë atë.

Dy luftëtarët e UFC-së, Khabib Nurmagomedovi dhe Conor McGregor, e kishin filluar luftën e tyre jashtë ringut tetëkëndësh shumë kohë para se ta zhvillonin meçin në UFC 229.

Mirëpo, në meç, Nurmagomedovi e mposhti McGregorin, duke e mbrojtur titullin e kampionit. Irlandezi u dorëzua në rundin e katërt dhe menjëherë pas kësaj filloi një përleshje me pjesëtarët e stafit të të dy luftëtarëve.

Kryetari i UFC-së, Dana White, ka thënë se një rimeç mes këtyre të dyve do të ndodhë në të ardhmen dhe të njëjtën dhe e konfirmon edhe Khabibi, i cili megjithatë shton se irlandezi duhet ta meritojë atë fillimisht.

“Do të ndodhë. Por, për momentin, nuk jam i interesuar në këtë rimeç. Për çka? Ai u dorëzua. Unë duhet të vazhdoj të fitojë, ai duhet ta meritojë dhe kjo është e gjitha”, ka thënë Khabibi.

“Nëse ne do t’i kishim shkuar deri në fund meçit ose të kishte qenë një luftë pothuajse e barabartë, ndoshta [rimeçi do të ndodhte menjëherë]. Por, tani, dua që kjo punë të marrë fund”.

Megjithatë, para një rimeçi të mundur mes këtyre të dyve, Nurmagomedovi do të ndeshet më 8 shtator me Dustin Poirierin, kundër të cilit synon të bëhet kampion i unifikuar i peshave të lehta në artet e përziera marciale.

(Kosova Sot Online)