Gerrard vjen në muajin korrik në Prishtinë?

  • 18 June 2019 - 17:43
Gerrard vjen në muajin korrik në Prishtinë?

Legjenda angleze dhe e Liverpoolit, Steven Gerrard mund të zbarkojë në Prishtinë në muajin korrik. Nëse Bardhekaltrit e mposhtin ekipin St Joseph’s në fazën parakualifikuese të Europa Leagues, do të përballen me ekipin Glasgow Rangers, i cili udhëhiqet nga trajneri anglez

Steven Gerrard mund të zbarkojë në muajin korrin në Kosovë.

Në fakt, FC Prishtina do të përballet në rrethin parakualifikues të Europa Leagues me ekipin nga Gjibraltari, St Joseph’s.

Dhe, nëse Bardhekaltrit tregohen të suksesshëm, në fazën e parë eliminatore të këtij kompeticioni do të takoheshin me ekipin Glasgow Rangers, i cili udhëhiqet pikërisht nga trajneri anglez.

Gjithashtu, me këtë rast në Prishtinë do të zbarkonte edhe futbollisti shqiptar, Eros Grezda, i cili është pjesë e klubit skocez.

Prishtina do të luajë me St Joseph’s më 27 qershor dhe 4 korrik, kurse me Glasgown eventualisht do të luante më 11 dhe 18 korrik.

(Kosova Sot Online)