Premtimi i Coutinho: Nuk do të luaj kurrë për këtë skuadër

  • 18 June 2019 - 18:22
Premtimi i Coutinho: Nuk do të luaj kurrë për këtë skuadër

Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona këtë verë dhe me shumë gjasa do të rikthehet në Premier League. Sulmuesi Brazilian në një deklaratë për “Sky Sports” ka bërë me dije se nuk do të veshë kurrë fanellën e Manchester United edhe pse është përfolur se “djajtë” e kanë kërkuar. Arsyeja është e thjeshtë: Për respekt të fanellës së Liverpool dhe "armiqësisë" mes këtyre dy klubeve. 

Coutinho aktualisht është i grumbulluar me ekipin kombëtar në Kupën e Amerikës Latine dhe ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij. Sezonin e fundit, sulmuesi 27-vjeçar realizoi 11 gola në 54 ndeshje me skuadrën e “blaugrana”, shumicën e të cilave i ka nisur nga stoli.

“Për respekt të Liverpool nuk mund të luaj me fanellën e United”, tha Coutinho, që zvogëlon kështu ndjeshëm shanset e skuadrave që janë në gjendje të paguajnë shumën e 100 milionë eurove. Kjo është shuma që skuadra katalanase kërkon për sulmuesin që erdhi në janar të 2018-ës nga Liverpool. Orët e fundit përflitet se braziliani mund të luajë me Chelsea.

(Kosova Sot Online)